FIA do t’i sigurojė licencė Schumacherit
Michael Schumacher Rikthimi i legjendės sė Formula 1, Michael Schumacher, duket tė jetė shumė pranė realizimit, sidomos pasi qė FIA ka vendosur t’ia sigurojė lejen pėr ta zėvendėsuar pilotin e lėnduar tė Ferrarit, Felipe Massa.
Tė enjten trupi drejtues i Formula 1, FIA, ka konfirmuar se do t’i japė licencė shtatėherė kampionit tė botės qė tė garojė nė kompeticionet e radhės, duke filluar nga Ēmimi i Madh i Evropės qė do tė mbahet muajin e ardhshėm nė Valencia. Schumacher herėn e fundit ėshtė paraqitur nė garėn pėr Ēmimin e Madh tė Brazilit me 22 tetor 2006, ndėrsa sipas rregullave tė FIA-s njė pilot mund ta sigurojė licencėn nėse para tre vitesh ka garuar nė 15 kompeticione. Gjermani e plotėson kėtė kusht, meqenėse ka pilotuar bolidin e Ferrarit nė 18 garat e vitit 2006.
